
Një debat i ashpër u zhvillua mes Efit dhe Luizi gjatë “Prime” të sotëm, ku dy banorët i thanë fjalët e fundit njëri-tjetrit. Sipas tyre, kjo miqësi nuk ndreqet më dhe se përfundoi me kaq.
Efi: Merzitjen dhe zhgënjimin e kam përjetuar në fillim. Tani thjesht nuk më intereson dhe mezi pres të mos ia shikoj më sytë. U merzita kur erdha, më mërzit fakti që kam arritur në konkluzionin që Luizi për të arritur qellimet e tij shkel me këmbë këdo e jo vetëm mua që 40 ditë më njihte. Kam dashur dhe jashtë ta kem mik. Une jam aq e pastër me veten time sa nuk më intereson asnjë fjalë e tij. Kur të dalë jashtë ai do i shikojë të gjitha. Do e shikojë se nuk kam bërë asgjë të keqe. Shqip, bukur, pastër, mos të pafsha më me sy.
Luizi: Ndoshta kam luajtur më fort se të gjithë, por nuk ia kam thënë askujt kurrë mos t’i pafsha sytë e ballit. Për mua, kjo sinqerisht nuk është fyerje, por mallkim. Suksese dhe të priftë Zoti mbarë. E di mirë se për çfarë qëllimi kam hyrë dhe se çfarë po bëj.
Efi: Unë nuk mallkova njeri, thjesht nuk dua ta shoh më. Nuk kam parë njeri më ekstremist dhe më manipulues truri.
Luizi: Je shembull konkret i shprehjes, “Kalova lumin të *jefsha kalin”.
Efi: Kur të dalësh jashtë do shikosh që më ke rënë kot në qafë. Të kam patur shumë xhan dhe kam patur shumë respekt. Unë dola këtu sikur unë kam thën okëj për çdo gjë që ti ke thënë. Ti më ul mua në një lloj pike që nuk ka lezet.
Luizi: Është mendimi im, dhe do e them sërish.
Efi: Ti përse më nënvlerëson?
Luizi: Ti nuk e ke për turp, vazhdo. Ky është mendimi im, përse mërzitesh? Unë nuk e imagjinoj dot që një femër të dalë dhe të thotë përpara 30 djemëve që unë këtë pëlqej.
Efi: Mua nuk ma ndjen. Nuk të eci kësaj rradhe.