Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Prill 2023, 16:04

Beteja me ankthin, Semi zbulon çfarë e ka ndihmuar

Semi Jaupaj foli hapur për betejën e saj me ankthin gjatë qëndrimit në "Big Brother VIP 1". Pas daljes nga shtëpia e famshme, këngëtarja është treguar shumë e hapur dhe pa doreza me ndjekësit e saj.

Së fundmi, me anë të një postimi në Instastory, Semi ka treguar se heqja dorë nga kafeina e ka ndihmuar me largimin e ankthit. Ajo ka shkruar se tashmë ka filluar të konsumojë kafe turke në vend të expressit.

“Një gjë që ndihmon me ankthin: hiqni dorë nga kafeina. Unë kam nisur kafen turke prej kohesh, nga 3/4 express qe pija ne dite”, ka shkruar Semi.