Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Prill 2023, 16:04

Olta Gixhari braktis Spanjën për ekranin shqiptar, ku do e shohim ish-banoren e BBV

Olta Gixharin do e shohim me disa projekte së shpejti. Pas daljes nga Big Brother VIP, aktorja ka qenë duke punuar për rikthimin në ekran e që do të jetë në Top Channel.

“Kam disa projekte dhe kontrata shumë të mira. Nuk mund t’i zbuloj tani, por do të jetë ‘Top Channel’ që do t’i zbulojë i pari", tha Olta në Wake up pak ditë më parë.

“Disa janë në bashkëpunim me ‘Top’-in, por ka dhe të tjera. Do të jem këtu për një farë kohe dhe pastaj do iki të zhdukem se do bëj gocën…”, u shpreh aktorja.

Fill pas kësaj deklarate, ajo është shfaqur në xhirime që po realizohen. Nuk dihet nëse aktores simpatike i është premtuar një minutazh i saji, apo do të jetë pjesë e formateve që janë në ‘Top Media’, por ajo që dihet me siguri është që ka nisur puna për të parë sërish Olta Gixharin në ekran.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by OLTA GIXHARI ???????????????? (@oltafituesebbv2)