
Me super energji ka nisur edhe dita e dytë e eventit motivues nga Ermal Mamaqi, "I LOVE MY BUSINESS", që mbahet në Pallatin e Kongreseve. Trajnimi 2 ditor ka në fokus përmirësimin e jetës, rritjen në karrierë, si të jemi më të motivuar në punë, si të ndalojmë mendimet negative, të gjejmë çfarë vërtet duam të bëjmë në jetë, të kemi marrëdhënie më të mira me njerëzit e tjerë, kolegët, miqtë dhe mbi të gjitha me veten.
Mijëra njerëz kanë qenë të pranishëm në event, mes tyre edhe personazhe të njohur të ekranit e botës së biznesit.
I ftuar special ka qenë në ditën e dytë edhe biznesmeni Kadri Morina.