Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Prill 2023, 12:12

Kiara i hapi Instagram, kunati i Luizit del kundër

Ditën e djeshme Kiara Tito hapi një llogari në Instagram në emrin e Luiz Ejllit, si e vetmja faqe zyrtare. Mirëpo kunati i këngëtarit, bashkëshorti i motrës së tij, ka reaguar kundër.

Sipas Sokolit, veprime të tilla si hapja e Instagramit nuk bëhet nga dashamirës të Luizit. Ai i kërkon fansave të durojnë sa të dalë Luizi që ta lëmë atë të marrë vetë vendimet për Instagramin e tij personal. 

"Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOW asnjë Instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato Instagrame! Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që ta lëmë atë të marrë vetë vendimet për Instagramin e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me Instagramin e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!", shkruan Sokoli.