
Të gjithë kemi dëgjuar për dy fenomenet e hënës ‘Hëna ngjyrë blu’ dhe ‘Super Hëna ‘që ndodhin shpesh, por një fenomen i tretë do të ndodhi pas disa ditësh, ku do të mund ti shikojmë të dyja këto ngjarje në një. Sipas shkencëtarëve në 31 janar pritet që të ndodhi diçka e pabesueshme që nuk ka ndodhur që prej vitit 1866, i cili quhet eklipsi total i hënës.
Siç thonë dhe ekspertët ky fenomen i rrallë do të ndodh në 31 janar dhe ka të bëjë me faktin që Toka do të hyjë ndërmjet Diellit dhe Hënës. Hapësira ku ky fenomen do të jetë më i dukshëm do të jetë nga India në Amerikën Veriore perëndimore.
Ndërsa "Super hëna" është një fenomen që ndodh 4-6 herë në vit. Ajo përkon me distancën minimale midis Tokës dhe satelitit të saj, hënës. Kjo distancë nuk është gjithmonë e njëjtë dhe mund të ndryshojë. Në sytë tanë, hëna do të shfaqet 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme.