
Cristiano Ronaldo duket se nuk ka përmbushur pritshmëritë e Al Nassr, duke rritur pakënaqësitë në radhët e klubit arab. Madje sipas asaj që raportohet në media, Ronaldo ka marrë fryerje nga presidenti i klubit, Musalli Al-Muammar.
Ky i fundit është shprehur tepër i revoltuar me portugezin, të cilin e konsideron si dështim.
“Më kanë mashtruar dy herë në jetën time. Herën e parë kur pagova tre qebapë dhe më dhanë dy, herën e dytë kur mora Cristiano Ronaldon,” mësohet të ketë thënë numri 1 i klubit të Al Nassr.
Kështu fundi i sezonit mund të sjellë prishje të kontratës që skadon në vitin 2025, e ku Ronaldo përfiton 200 milionë euro në sezon.