Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Prill 2023, 01:01

Të dielën, shtëpisë së BBV do t’i bashkohen 4 'banorë' të rinj

Këtë të dielë, shtëpisë së Big Brother Vip Albania do t’i bashkohen 4 personazhe të njohur të ekranit. 

Të parët që konfirmuan ishin dy moderatorët të cilët na shoqërojnë cdo mëngjes nën valët e “Top Albania Radio” dhe Top Channel, me programin e përditshëm “Wake Up”. Enxhi Nasufi dhe Blendi Salaj do të futen këtë të diel në shtëpinë e “BBV”.

Më pas kanë konfirmuar edhe dy moderatoret e “Pardon my french”, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro.

Kujtojmë se herë pas here banorët kanë zhvilluar talk-show, ndërsa këtë herë do kenë mundësinë të flasin me vetë moderatorët e emisioneve.