Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Prill 2023, 00:12

Pas lajmeve për ndarje, Adelina Tahiri rikthehet me bashkëshortin: Si ka ndikuar diferenca në moshë

Adelina Tahiri ka folur për marrëdhënien e saj të shumëpërfolur me burrin e saj, ku ka sqaruar dhe fjalët mbi ndarjen e mundshme të tyre.

Ajo u shpreh se çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj, por rëndësi ka dashuria që mbizotëron.

“Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Tani kaluam çdo gjë dhe pas vitesh akoma duhemi shumë dhe akoma jam shumë e dashuruar", tha Adelina.

"Edhe pse më kanë gjykuar pafund për diferencën në moshë, meshkujt në moshë pak më të madhe janë më të pjekur dhe bëjnë më pak gabime”, shtoi këngëtarja.