Nga Shqipëria / E Premte 28 Prill 2023, 18:06

Mbi 2 mijë veta të pranishëm në eventin e Ermal Mamaqit, nëse e humbët ja si mund të merrni pjesë

Ka nisur sot në Pallatin e Kongreseve eventi motivues nga Ermal Mamaqi, "I LOVE MY BUSINESS". Trajnimi është 2 ditë dhe fokusi do jetë se si të PËRMIRËSOJMË JETËN, si të rritemi në karrierë, si të jemi më të motivuar në punë, si të ndalojmë mendimet negative, të gjejmë çfarë vërtet duam të bëjmë në jetë, të kemi marrëdhënie më të mira me njerëzit e tjerë, kolegët, miqtë dhe mbi të gjitha me veten.

Në event kanë marrë sot pjesë 2 mijë veta, të cilët nuk kanë lëvizur për asnjë minutë.

I ftuar special ka qenë edhe Samir Mane, biznesmeni i cilësuar edhe si njeriu më i pasur në Shqipëri.

Përmes një postimi, Ermali ka bërë të ditur se ata që nuk mund të vinin sot, i pret nesër.

Hapja e eventit ka qenë spektakolare, me muzikë, plot energji dhe salla e mbushur plot ka brohoritur njëzëri.