Një grup skifterash kanë rënë në pranga të policisë spanjolle sepse akuzohen për grabitje të qindra shtëpive në Madrid.
Sipas mediave spanjolle bëhet fjalë për një grup shqiptarësh dhe partnerët e tyre, të cilët ishin të moshës 21 deri në 47 vjeç dhe kanë vjedhur më shumë se 200 vila këto tre muaj të fundit.

Policia ka nisur hetimet në këtë zonë, pasi vuri re se numri i vjedhjeve në këtë pjesë të qytetit ishin rritur shumë muajt e fundit dhe kjo pasi në këtë pjesë të periferisë jetonin një numër i madh pasanikësh.
Sipas informacioneve grupi i skifterave e studionin me shumë kujdes terrenin ku do të vidhnin dhe më pas i grabisnin vilat brenda 5 minutave.

Shqiptarët kishin shkuar në Spanjë që prej muajt nëntor, dhe kishin marrë disa banesa me qëra të cilat do ti mbanin për 6 muaj.
Mësohet se ata kishin vjedhur sende të shumta si stoli, veshje firmrato, sende me vlerë , para të cilat të gjitha së bashku konvertoheshin në miliona euro.
