Nga Shqipëria / E Premte 28 Prill 2023, 15:03

Në garë me Nitën dhe Kristin për në finale, Qetsori merr vendimin drastik

Qetsori ka vendosur të largohet nga "Big Brother VIP" të shtunën, duke hequr dorë nga televotimi për të shkuar në finale. Ditën e sotme ai u ka komunikuar banorëve vendimin e tij.

Qetsori u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve të tij mos të votojnë më për të, e gjithashtu u ka dhënë mbështetjen e tij banorëve të shtëpisë.

Qetsori i ka falenderuar dhe përgëzuar ata për karakterin e tyre, e më pas i ka kërkuar që në një bluzë të bardhë, të cilën do ta mbaj veshur mbrëmjen e së shtunës, secili banorë të shkruaj diçka simbolike.