Nga Shqipëria / E Premte 28 Prill 2023, 15:03

A e ndalon vajzën të takojë babain e saj? Përgjigjet Rudina Dembacaj

Rudina Dembacaj ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga ish-bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj, i cili tha se ka një vit që nuk e ka puthur vajzën, Viktorian. Aktorja ka bërë një intervistë virtuale me ndjekësit ku sigurisht këta të fundit nuk kanë hezituar ta pyesin rreth situatës. 

Rudina është shprehur se ajo nuk e ka ndaluar kurrë Aleksin të takojë vajzën e tyre dhe se nuk do ta bënte kurrë dicka të tillë. Për më tepër, aktorja betohet në kokën e Viktorias. 

“Nga ana ime nuk është penguar dhe nuk do pengohet kurrë fëmija im që të takojë prindin e vet. Betohem për kokën e saj, nuk e kam bërë kurrë”, është shprehur Rudina.