
Në Pallatin e Kongreseve ka nisur tashmë "I LOVE MY BUSINESS", eventi motivues nga Ermal Mamaqi. Trajnimi është 2 ditë dhe fokusi do jetë se si të PËRMIRËSOJMË JETËN, si të rritemi në karrierë, si të jemi më të motivuar në punë, si të ndalojmë mendimet negative, të gjejmë çfarë vërtet duam të bëjmë në jetë, të kemi marrëdhënie më të mira me njerëzit e tjerë, kolegët, miqtë dhe mbi të gjitha me veten.
Ermali ka publikuar në rrjete sociale pamjet e para nga eventi, ku shihet se salla është mbushur plot dhe publiku brohoret njëzëri. Hapja ka qenë spektakolare, sic mund ta shikoni në videon e mëposhtme:
View this post on Instagram
Kujtojmë se në event marrin pjesë edhe shumë personazhe të botës së televizionit e biznesit, mes tyre Inis Gjoni, Irgen Çela, Anxhela Peristeri, Eneda Tarifa, Albana Perhati, Skerdi Faria, Alketa Vejsiu, Donald Veshaj, Bora Zemani, Andi Lila, Zaimina Vasjari, Çiljeta Xhilaga, Albana Osmani, Orinda Huta e shumë të tjerë.