Nga Shqipëria / E Premte 26 Janar 2018, 15:03

Çfarë i ndodhi Fifit? Shpërthen në lot në mes të emisionit

Fifi prej kohësh është bërë një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar dhe jeta e saj personale dhe profesionale përbën gjithmonë interes për median. Por edhe pse këngëtarja njihet për tipin e saj të fortë dhe të drejtpërdrejt dhe shumë rrallë e kemi parë të preket për diçka, ditën e sotme ajo ka zbuluar një anë tjetër të karakterit.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin ”Kush vjen për drekë”  së bashku me DJ Sardin, ku në një moment i ishte përgatitur një surprizë, një video ku motra  e saj Edona i jepte një mesazh prekës.

“Të falenderoj që na ke bërë krenarë dhe që je një motër perfekte!”-i ka thënë ndër të tjera ajo Fifit, në këtë moment ajo nuk i ka mbajtur dot lotët, duke u shprehur se për familjen e merr shumë malli, pasi nuk është se i viziton shumë për shkak të angazhimeve të shumta në Tiranë.