
Modelja e njohur shqiptare Anisa Mukaj prej kohësh jeton përtej oqeanit ku zhvillon karrierën e saj si modele. Por jo vetëm! Prej kohësh, Anisa po shijon një romancë.
Ajo është në lidhje dashurie me Miguel Lua, menaxherin e Maluma. Ka qenë vetë Anisa që ka publikuar një foto me Miguel duke i uruar ditëlindjen e duke i shprehur dashurinë.
Miguel është prej kohësh në industrinë e menaxhimit të artistëve. Ai në vitin 2019 ishte listuar në Billboard në mesin e top producentëve premtues.
Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka postuar shumë foto me Anisën duke i shprehur edhe dashurinë, teksa nuk kanë munguar edhe komente nga Maluma.