Shumica e njerëzve mezi presin verën që të marrin pushimet e tyre dhe me lekët e kursyera ata zgjedhin një destinacion të lirë por edhe të bukur. Së fundmi portal i njohur 'Brigh Side' ka bërë një renditje të disa prej vendeve turistike që ja vlen të vizitohen dhe që janë shumë të lira dhe të përballueshme nga të gjithë. Njëri nga këto distinacione është edhe vendi jonë Shqipëria, që sipas 'Bright Side' është renditur në vendin e 10, si një nga vendet me të bukur dhe më të lirë që mund të vizitojë dikush.

“Ka një seri vendesh fantastike që ju mund të vizitoni si Gjirokastra, Syri i Kaltër në Sarandë, Ksamili, Butrinti. Akomodimi varion duke filluar nga 5 euro në hostel dhe 10 euro në hotel për një natë ndërsa çmimet e ushqimeve dhe alkoolit në Shqipëri janë nga më të ulëtat në Europë. Ju mund të shijoni disa nga gjellët tradicionale si Çomlek me mish dhe perime, tava me prodhime deti dhe shumë ushqime të tjera me çmime të lira.” shkruan Bright Side.

Ndërkohë vende të tjera që ja vlejnë të vizitohen janë gjithashtu edhe Rumania, Polonia, Peru etj.
Rumania
Rumania është vendi ku përrallat dhe realiteti bëhen një. Ka shumë për të eksploruar: Shpellat Scarisoara, rrugët Transfagarasan, kështjella Peles, vargjet vullkanore Merry Cemetery dhe shumë vende të tjera ku do të mahniteni nga pamjet piktoreske. Akomodimi varion sipas qyteteve, ku çmimet fillojnë nga 6 euro për një natë në hostel dhe 9 euro për një natë në hotel ndërsa një vakt i bollshëm ushqimor do t’ju kushtoj nga 9 deri në 11 euro.

Portugali
Çdo gjë është e mundur në Portugali, plazhe të bukura, shëtitje me kuaj në Madeira, degustim i verërave në Alto Douro, pallati i mahnitshëm Pena, dhe shikimi i balenave afër brigjeve të Azores dhe shumë të tjera. Akomodimi varion duke filluar nga 8 euro për hostel dhe 16 euro në hotel për një natë, ndërsa me 15 euro mund të konsumoni një vakt duke përfshirë mish pule, djathra, karkaleca dhe fruta.

Bullgaria
Mund të konsiderohet si një mundësi e mirë për të vizituar resortet buzë detit si Golden Sands, Nesebar, Sozopol, Sunny Beach dhe ju do të keni mundësinë të inspiroheni nga liqeni Seven Rila, masivet kodrinore Belogradchik, luginën Rose dhe shumë të tjera. Akomodimi varion duke filluar nga 7 euro në hostel dhe 15 euro në hotel për një natë dhe vetëm me 10 euro mund të konsumoni një drekë për dy persona në Mehana.

Poloni
Ju ofron mundësinë të vizitoni kryeqytetin e saj elegantë, të shikoni kështjellën Malbork, të eksploroni malet liqenore në High Tatras dhe gjithashtu të shijoni resortet për ski. Akomodimi varion duke filluar nga 7 euro në hostel dhe 17 euro në hotel për një natë dhe me një tarifë prej 11 eurosh ju mund të konsumoni qumësht, bukë, vezë, patate, mish të bardhë pule dhe verë.

