
Në "Big Brother VIP Prime" u zhvillua një debat i ashpër pasi Luizi paragjykoi Efin për pjesëmarrjen në "Përputhen". Luizi u shpreh se nuk do të donte që motrën e tij ta shihte para 30 djemve dhe ajo të zgjidhte njërin, siç ndodh në "Përputhen". Këtu Arbana ndërhyri dhe i kërkoi Luizit të ketë respekt për të gjitha ato vajza duke marrë shembull edhe rastin e tij me Kiarën.
Më vonë Arbana doli me një reagim publik ku mes të tjerash shprehej: Edhe njëherë tjetër dua të saktësoj përgjigjen time në lidhje me deklaratat e Luizit për “vajzat e Përputhen”. Çdo vajzë që merr pjesë në një reality show si “Big Brother” apo “Përputhen” ka një linçim publik 10 fish më të madh se një djalë. Nuk e bën një vajzë me “turp” fakti që vendos të marrë pjesë në një program televiziv dhe të ndajë historinë e saj të dashurisë me publikun. Askush nuk ka të drejë të mërzisë as vëllain e Efit dhe as atë të Kiarës e të asnjë vajze tjetër të këtij vendi duke predikuar moral.
Por ç'mendim ka vetë Arbana për "Përputhen"? Kohë më parë ajo zhvilloi një intervistë me ndjekësit ku një prej tyre e pyeti nëse e ndjek emisionin e dashurisë. "Jo, është shumë i zhurmshëm", u përgjigj moderatorja.