Flor Mumajesi dhe çunat e grupit Threedots së fundmi kanë lajmëruar se do të udhëtojnë drejt Suedisë për të mbajtur koncertin e tyre të radhës, por mesa duket për ta janë hapur disa problem në doganë.

Siç ka lajmëruar dhe vetë këngëtari, djemve u është bërë një kontroll i imtësishëm në kufij dhe janë vonuar për pothuajse 20 minuta për të marrë pasaportat e tyre. Për të marrë dokumentat madje, ai ka thënë se i ka ndihmuar një shqiptar.

“Po na mbajnë shumë këtu në doganë, kontroll. Ishte një shqiptar, ai më duket se do na i bej “respektin” që të kalojmë. Se ka dalë fjala që jemi bërë emigrant të këqinj ne shqiptarët. Po na i vonojnë këto pasaportat, na çmendën” -ka thënë Flori. Por duket se tashmë çunat kanë arritur në destinacion dhe po shijojnë kafen e mëngjesit.



