Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Prill 2023, 23:11

Debati Luiz-Efi/ Reagon moderatorja: Luizi ka mentalitet provincial

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutuan disa nga ngjarjet më pikante nga spektakli i së martës në Big Brother VIP.

Debati Ef-Luiz ishte një prej momenteve kyç, gjatë të cilit Luizi i mëshoi mendimit se nuk do të donte që të kishte në familje një vajzë si Efi që vjen nga një program si “Përputhen”.

Moderatorja Albana Bejko i quajti të tilla deklarata si të prapambetura, duke e cilësuar Luizin si një mashkull me mentalitet periferik.

“Ai është rritur në një rreth pak periferik, pak provincial. Dhe nuk flas për Shkodrën se e konsiderojmë djep të kulturës, por komunitetin ku është rritur", tha Albana.

Më tej ajo u shpreh se marrëdhënien mes Luizit dhe Kiarës nuk e sheh të vërtetë pasi dhe vetë Luizi ka thënë se ka hyrë për lojë.