Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Prill 2023, 21:09

'U bë i njohur me dy pako makarona', Olti Curri reagon ashpër ndaj Arbër Hajdarit

Opinionisti i “Big Brother VIP Kosova”, Olti Curri, ka reaguar pas debatit të Arbrit me Kiarën. Gjatë një videoje live, Olti thotë se nuk e kupton se çfarë bën aty Arbri, një person i cili u bë i njohur me dy pako makarona.

Ndër të tjera, opinionisti shtoi se Arbri, në treg është futur si bamirës dhe këto personazhet e famshme i dërgonin pako me makarona e shishe me vaj, kurse tani është kundër tyre.