Mbrëmjen e djeshme në Paris është mbajtur një nga evenimentet më të rëndësishme në Europë ‘The best award’, ku artistë nga fusha të ndryshme të artit nderohen me çmime. Për herë të parë në këtë eveniment ka marrë pjesë dhe një shqiptare, e cila madje është nderuar dhe me një çmim.

Bëhet fjalë për fenomenin e vitit që lamë pas Arilena Ara, e cila me këngën e saj ‘Nëntori’ arriti të vjedh zemrat e shumë vendeve në të gjithë botën.

Sipas Revistës ‘Class ‘ Arilena në këtë event është nderur me çmimin ‘Këngëtarja fenomen e vitit’. Ajo madje ka zbuluar nëpërmjet disa postimeve dhe se si është dukur në këtë mbrëmje të rëndësishme të karrierës së saj. Këngëtarja shfaqet e veshur me një fustan të gjatë dhe duket shumë e bukur teksa pozon në ballkonin ku në sfond duket Kulla Eiffel.




