Mbrëmjen e djeshme Qetsori dhe Efi kanë debatuar me njëri-tjetrin. Sipas Qetsorit, Efi nuk e meriton fitoren sepse ka qenë një herë jashtë. Ai shtoi se ndonëse e mohon, Efi është në "simbiozë" me Luizin dhe çfarë i pëlqen atij, i pëlqen dhe asaj.

Qetsori: Luizi ka patur të tjera raporte me Dean, ndërsa Kristin dhe Efin i ka patur në pushtetin e tij.
Kristi: Kjo është Big Brother Portokalli.
Qetsori: Ju të dy gjendeni si dy karaktere më vete, por në pushtetin e Luizit.
Efi: Nuk kuptova asgjë se çfarë tha ky zotëria këtu.
Qetsori: Deri para pak ditësh këta e mbështetën. Luizi në një farë mënyrë ka të drejtë t’i kërkoi llogari këtyre.
Efi: Mua përse më përfshive.
Qetsori: Po se ke qenë motër e Luizit.

Efi: Dhe çfarë lidhje ka kjo? Po, po ke shumë të drejtë. Tani shpikni ju lloj lloj situatash.
Qetsori: Luizi i solli deri këtu, finalist Efi.
Efi: Këtu erdha vetë dhe pikë.
Qetsori: Luizi dhe Efi janë në simbiozë. Çfarë i pëlqen Luizit, i përlqen edhe Efit. Unë kështu e shikoj. Marrëveshjen mes këtyre, unë e besoj. Kur Luizi thotë diçka, Efi fillon të qeshë.
Efi: Mendimi i Qetsorit më duket komplet pa kuptim. Nuk t’i marr parasysh gjërat që thua.
Qetsori: Përse Efi duhet ta kërkoi fitoren kur ajo doli njëherë jashtë. Efi ka informacione dhe ka qenë në këtë komunitetin Kiara-Luiz. Përse duhet të ketë këtë dëshirë?
Efi: Unë jam njeri i paaftë.
View this post on Instagram
