Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Prill 2023, 10:10

Jori flet pas eliminimit nga 'Big Brother VIP', ja kush është fituesi sipas saj

Jori u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Big Brother, teksa ishte më pak e votuara në nominimin me Qetsorin, Nitën, Kristin dhe Dean. Ajo e mori me sportivitet dhe doli e buzëqeshur nga shtëpia duke takuar të gjithë banorët.

Pas daljes, gjatë intervistës në studio, Jori tha se do të donte që ta fitonte Luizi këtë Big Brother. 

Ajo shtoi se ka qenë vetëvetja aty brenda dhe se pak më vonë kuptoi aleancat e banorëve, që sipas saj ka anët negative dhe pozitive të saj.