Nga Shqipëria / E Martë 25 Prill 2023, 21:09

Roza Lati flet për të atin: Ishte i dhunshëm, fshihesha nën krevat. Rita u detyrua të rrinte me të se nëse ndahej ...

Ditën e sotme në Për’puthen ishte e ftuar Roza Lati si opinioniste dhe gjatë emisionit kur një vajzë tregoi mbi paragjykimet që ka hasur, moderatorja tregoi historinë e saj. 

Roza ka sjell si asnjëherë më parë historinë e saj me të atin ku shpjegon se ai ishte shumë i dhunshëm dhe nëna e saj artistja e nderuar Rita Lati ishte detyruar të rrinte me të për shkak të mentalitetit të kohës.

“Unë kam pasur një baba të dhunshëm, im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë me kalimin e viteve ai u bë agresiv dhe me recetë të doktorit ai kishte shenja skizofrenie. Rita ime u detyrua të rri me të për shkak të kohës të viteve 90’, se kur i thoshte mamasë së vet që nuk mundem më, ajo i thoshte jo si do ta lësh çfarë do të thonë bota ti je artiste ti del k**va këtu.

Por femra e fortë është femër e fortë kur e pa që unë merrja lodrat dhe fshihesha sa i dëgjoja zilen e biçikletës aj  la çdo gjë duke mos pyetur për njeri dhe iku me një çantë dore dhe sot ja ku jemi", tha Roza.