6 ditë pas vdekjes tragjike të 21-vjeçare Ariela Murati që u vra nga një djalë që e përndiqte prej kohësh Aldison Belulaj, situate mes dy familjeve ka qenë shumë e tensionuar. Vetëm dje foli për herë të parë babai i Arielës, i cili u shpreh për ‘Panorama’ se familja e Aldisonit i ka prerë në besë, duke qenë se kur erdhën të kërkonin dorën e vajzës dhe morën refuzimin ata i kishin premtuar familjes, se vajzës nuk do i prekej asnjë fije floku.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar edhe familja Belulaj, të cilët edhe pse nuk u pranuan në varrimin e Arielës ditën e sotme kanë shkuar dhe kanë lënë një mesazh të ndjerë në vendin e krimit, ku u ekzekutua 21-vjeçarja.

Sipas gazetës ‘Panorama’ ata lanë një pankartë mbi të cilën shkruhej: ““Ariela Murati. Shpirti jot u prehtë në paqe. Ngushëllimet më të thella dhe keqardhje u shprehim familjarëve të tu. Nga familjarët Belulaj.”




