Nga Shqipëria / E Martë 25 Prill 2023, 16:04

Gjyshja e Kiarës bën reagimin epik kur sheh unazën, fillon përgatitjet e pajës

Kiara ka treguar sot reagimin epik të gjyshës së saj pasi pa unazën. Nëna Leta ka filluar të bëjë edhe planet e dasmës.

Në videon e publikuar nga moderatorja Leta dëgjohet teksa thotë që sapo Luizi të dalë do i vendosin unazën dhe do të bëjnë të gjitha adetet.

“Sa e bukur moj Kiara, të rroni e ta gëzoni dhe bashkim sa më parë. Më pëlqen shumë unaza, unazë shumë shumë e bukur. Tani kemi për t’ja bërë dhëndrit unazën. Luizi të ka vënë ty dy unaza, ti nuk i ke vënë asnjë. Do përgatitemi tani për dhëndrin që t’i vemë unazën dhe kur të dalë Luizi do ta presim do i vëmë unazën. Do i bëjmë ato adetet. Fjala e parë që do i them është se e falenderojmë shumë, që është një djalë i mirë një djalë i sinqertë, një djalë i mrekullueshëm”, dëgjohet të thotë Leta.