
Afrona ka reaguar pas deklaratës së fortë të Bleros. Këngëtari në një intervistë për "Prive" e ka konsideruar Afronën si një grua që kishte në fokus paranë dhe e shfrytëzonte vetëm për interesat e saj.
“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar. Kam dhënë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllimi, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë”, tha Blero.
Ndërkohë Afrona ka reaguar duke postuar një foto të saj në Instagram story me mbishkrimin: "Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra kur e di të vërtetën".