Xheni Mhillaj u bë e njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në ‘Big Brother Albania’, ku ajo u bë çift me një tjetër konkurrent Benardin, dhe çifti i tyre u kthye në një nga të preferuarit për publikun. Ata edhe pse dolën shumë shpejt nga loja, vazhduan të ishin shumë të përfolur dhe morën vëmendjen e shumë mediave për një kohë të gjatë.

Por pavarësisht kësaj dyshja u nda dhe secili vazhdoi jetën në drejtime të ndryshme. Mesa duket pavarësisht se kanë kaluar disa muaj që pas ndarjes së tyre, ish-konkurrentja ndjen akoma për ish të dashurin e saj. Ajo shpesh poston disa dedikime romantike që mesa duket shkojnë të gjitha në adresë të Benardit.

Së fundmi ajo ka postuar një video, ku shkruhej ‘Në zemrën time të dua ende, po ska problem’.

Një dedikim shumë romantik nga ana e Xhenit që me shumë siguri është për Benardin.


