Nga Shqipëria / E Hënë 24 Prill 2023, 23:11

Martohen Klea Huta dhe Elgit Doda, zbulohet data e dasmës

Klea dhe Elgiti kanë vendosur të bëjnë dasmën në ditëlindjen e tretë të djalit të tyre, Kridit. Dasma do të mbahet në 4 qershor në Livadh, Himarë.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Ervin Kurti në Instagram, ndërsa ka postuar ftesën e dasmës në formën e një faqeje gazete dhe bashkangjitur një foto të çiftit.

“Në ditëlindjen e tretë të Krid, mami Klea dhe babi Elgit vendosën t’i bëjnë dhuratë dasmën që nuk u bë kur duhej,” shkruhet në njoftim.