Nga Shqipëria / E Hënë 24 Prill 2023, 20:08

Ermal Mamaqi mbledh VIP-at në Pallatin e Kongreseve

Në Pallatin e Kongreseve më 28 & 29 prill do zhvillohet I LOVE MY BUSINESS –Event motivues nga Ermal Mamaqi, një eksperiencë që nuk e ke përjetuar kurrë më parë, një event që do të të NDRYSHOJË JETËN vërtet! Trajnimi është 2 ditë dhe fokusi do jetë se si të PËRMIRËSOJMË JETËN, si të rritemi në karrierë, si të jemi më të motivuar në punë, si të ndalojmë mendimet negative, të gjejmë çfarë vërtet duam të bëjmë në jetë, të kemi marrëdhënie më të mira me njerëzit e tjerë, kolegët, miqtë dhe mbi të gjitha me veten.

Në event do të marrin pjesë edhe shumë personazhe të botës së televizionit e biznesit, mes tyre Inis Gjoni, Irgen Çela, Anxhela Peristeri, Eneda Tarifa, Albana Perhati, Skerdi Faria, Alketa Vejsiu, Donald Veshaj, Bora Zemani, Andi Lila, Zaimina Vasjari, Çiljeta Xhilaga, Albana Osmani, Orinda Huta e shumë të tjerë.

Nëse kërkon të bësh një ndryshim në jetë, duhet të jesh patjetër pjesë e kësaj eksperience.

Rezervo vendin tënd në Event në këtë link.