Nga Shqipëria / E Hënë 24 Prill 2023, 17:05

Ermiona Lekbello ka dy fjalë për Kiarën pas propozimit: Sa shpjegime jep dhe ti...

Ermiona Lekbello ka treguar që mbështet fort Luiz Ejllin dhe e ka cilësuar si fituesin e Big Brother. Por në drejtim të Kiarës, ajo ka patur shumë ankesa që nuk ka ngurruar t’ja thotë në sy, madje së fundmi edhe në rrjetet sociale.

Në foton e fundit që Kiara ka postuar, Ermiona e këshillon mos të japë shumë shpjegime por ta shijojë pa masë historinë e saj të dashurisë me Luizin.

"Sa shpjegime jep, shiko të jesh e lumtur ti me atë që të do zemra, se këtu njëherë duhesh e njëherë shahesh, shiko dashurinë tënde, ruaje dhe mos beso asnjë", komenton Ermiona.

Krah fotos së unazës Kiara shkruante: "Zemra plot! Aq shume u gezova dje, sa harrova cdo dhimbje, lot, zhgenjim.  Faleminderit te gjitheve per dashurine dhe mbeshtetjen qe keni treguar gjate rihyrjes time ne shtepine e Big Brother. Cdo mesazh, koment, apo vote mbeshtetese e ka bere kete eksperience te paharrueshme dhe te vecante per mua! Dashuria mbizoterofte ne zemrat tuaja! Sinqerisht, realisht e juaja! Dashuria fiton".