Nga Shqipëria / E Enjte 25 Janar 2018, 19:07

Mami i Stresit: Arkimedi një djalë i prapë që në vegjëli, ja si i përjetoj lajmet për prapësitë e tij

Të gjithë  e njohin si një djalë të prapë dhe kjo jo më kot pasi reperi i njohur Stresi  bëhet gjithnjë kryelajm për shkak të  sjelljeve të tij rebele . Por mesa duket ai këtë gjë nuk e bënë për vëmendje por sepse i tillë ka qenë që në vegjëli dhe këtë gjë e ka konfirmuar së fundmi edhe nëna e tij.

Reperi ka qenë sot i ftuar në emisionin ‘Rudina’ së bashku me mamanë e tij Shpresa Lushaj, e cila ka rrëfyer se këngëtari ishte një fëmijë i prapë dhe i shkathët që kur ishte fëmijë.

“Hiperaktiviteti i tij të linte gjithmonë në korent, në stres, ikte nga orët e mësimit, isha gjithmonë në ankth për vonesat. Ose edhe kur filloi të rritet… vetëm stres më ka sjellë”, – tregon e  ëma.

Ajo ka treguar që që atëherë kishte shumë merak për Kedin qysh e thërret dhe ajo, dhe për këtë fakt vite më pas këngëtari vendosi ta quaj veten stresi, për shkak të streseve që i shkaktonte shumë herë familjes.

“Lindja e Stesit erdhi në një moment jo të këndshëm të jetës. Ishte viti 1987, ne ishin të internuar në Vlorë, për mendime për t’u arratisur, siç ishte koha atëherë. Stresi ka një diferencë të madhe me fëmijët e mëdhenj, gati 10-vjeçare, por ishte bekim për ne.  Ishte një fëmijë i bukur, i shëndetshëm. Mori emrin Arkimed, ashtu si emri i Arkimedit të madh, për të cilin vite më vonë do të lexonte shumë për t’u ndier, ndoshta, po njëlloj krenar si ai” ka treguar ajo.