Nga Shqipëria / E Hënë 24 Prill 2023, 17:05

Jo vetëm Luizi dhe Kiara, edhe këta dy banorë të BBV do martohen jashtë shtëpisë

Bledi Mane dhe Nita Latifi organizuan një dasmë pak kohë më parë dhe njerëzit jashtë shtëpisë së BBV tani i shohin si çift. Bledi la shtëpinë pas shpalljes së Efit si finalisja e dytë e këtij spektakli. Por gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, Bledi ka shprehur një pëlqim për Nitën.

I ftuar në rubrikën “Rrethi Katrror” në “E Diell”, Milaim Zerka deklaroi se në Kosovë po përgatisin dasmën për Nitën dhe Bledin.

“Kemi nisur të bëjmë gati dasmën për Bled Manen dhe Nitën. Doli Nita dhe ja ndryshoi mendjen për Kosovën dhe për vajin e ullirit.”- tha Zeka.