
Moderatorja Luana Vjollca, e cila aktualisht po punon me projektin "Love Island", ka marrë vëmendjen e të gjithëve me një postim në Instastory. Ajo ka bërë një status i cili duket qartë që është kunjë, por se për kë, këtë nuk e dimë.
”Mendoj se ideja jote që të përdorësh idenë time, ishte ide e mirë”, ka shkruar Luana duke lënë të kuptojmë se dikush i ka kopjuar idenë.
Kujtojmë se "Love Island" vjen për herë të parë në Shqipëri nga televizioni Klan dhe nga autorja e moderatorja Luana Vjollca.