Nga Shqipëria / E Hënë 24 Prill 2023, 10:10

'Kishte në fokus paranë', Blero për deklaratën bombë për ndarjen nga Afrona: U zhduk sapo...

Blero ka bërë një deklaratë të fortë për lidhjen dhe ndarjen nga Afrona. Ai ka dhënë një intervistë për "Prive" ku ka treguar anën e tij të historisë.

Blero e ka konsideruar Afronën si një grua që kishte në fokus paranë dhe e shfrytëzonte vetëm për interesat e saj. “Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar”, ka thënë ai.

Më tej ai ka zbuluar se investoi paratë në një biznes të përbashkët që Afrona donte të hapte në Zvicër, por që sapo nisi si projekt, Afrona u zhduk.

“Kam dhënë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllim, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë”, ka treguar Blero.