Nga Shqipëria / E Diel 23 Prill 2023, 20:08

Shoqe me Olta Gixharin, flet Monika Lubonja: Nuk po ngopet dot...

Olta Gixhari nuk reagoi pas propozimit që Luizi i bëri Kiarës për martesë dhe lidhur me arsyen është pyetur mikesha e saj Monika Lubonja, gjithashtu ish-banore e edicionit të parë të Big Brother VIP.

Monika e ftuar në "Fan Club" tha se Olta që pas daljes nuk po ngopet me aromën e djalit të saj dhe e gjithë vëmendja është tek ai.

"Olta është duke u qetësuar, po merr kohën që i ka munguar djali. E kisha në ditëlindjen time dhe kam folur goxha gjatë. Më tha nuk po ngopem dot me erën e djalit kështu që nuk i intereson asgjë tjetër", tha Monika.