
Elvana Gjata ka lumturuar fansat me postimin e saj të fundit. Ajo ka njoftuar se do të organizojë një koncert në stadiumin “Air Albania” më 22 qershor.
Elvana ka shtuar se kjo do të jetë një natë shumë e veçantë për të, të cilën e ka pritur për shumë kohë.
"Kam pritur shumë për ta ndarë këtë lajm me ju, dhe më në fund mundem. Data 22.06 do të jetë një natë shumë e veçantë për mua, e shpresoj edhe për ju. Do të jetë një super show, një super atmosferë e me super miq. 22 Qershor në Air Albania Stadium, shumë muzikë në 2 dekada, për të kënduar bashkë deri në kupë të qiellit", ka shkruar këngëtarja.
View this post on Instagram