Nga Shqipëria / E Enjte 25 Janar 2018, 18:06

Martohet Stresi, reperi rrëfen se kur do të bëhet dasma e shumëpërfolur

Ditën e sotme në emisionin ‘Rudina’ ishte i ftuar reperi i njohur Stresi, i cili ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij. Ai i ka prezantuar mamanë e tij publikut dhe ka folur më tej për jetën dhe lidhjen shumë të përfolur me një vajzë të quajtur Kejsi.

Reperi rrëfeu se me të ka që prej 4 vitesh që është në një lidhje dhe se momentalisht po bashkëjetojnë.

"Jemi më shumë se të dashuruar, bashkëjetojmë. Kemi kohë bashkë, 4 vite. Për shumë vite lidhjen tonë e kemi mbajtur fshehur, takoheshim nëpër Europë", u shpreh Stresi ndërsa dha edhe lajmin e bukur se ka vendosur të martohet.

"Planifikojmë të bëjmë një ceremoni", tha reperi duke zbuluar se dasma e shumë përfolur do të ndodhi vitin tjetër.

Ndërkohë një nga surprizat që e ka emocionuar më shumë Stresin ka qenë një videomesazh nga ana e të dashurës së tij, e cila u shpreh se ata të dy i kishin kaluar të gjitha provat e dashurisë, pavarësisht sfidave të shumta që kanë pasur.

"Të tjerat t'i them kur të vish në shtëpi se darkën e ke gati", e mbylli videomesazhin Kejsi.