Xhensila Pere është një nga ish banoret e Big Brother që ende vazhdon të jetë pjesë e emisioneve të ndryshme televizive. Së fundmi ajo u shpall edhe fituese e spektaklit ‘Dance with me’ ku ishte në çift me këngëtarin Trimi.

Ajo para disa kohësh ka qenë në vëmendje të mediave për shkak të deklaratës së saj se do të marrë pjesë në një film porno, nëse do i ofrohet një shumë e madhe parash.

Ditën e sotme ka qenë e ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ ku ka folur për planet e saj dhe ka treguar diçka më shumë për këtë dëshirë.
Ajo ka treguar se kinematografia është një fushë në të cilën ajo nuk ka eksperimentuar akoma, dhe u shpreh se pse jo të luaj edhe filmin e parë poro në Shqipëri, por vetëm nëse shuma e parave që do merrte do ishte e lartë.

“Aktrimi është një fushë që unë ende nuk e kam eksperimentuar por më pëlqen të luaj me zjarrin. Nëse do më jepej mundësia për të luajtur një film porno me shumë para atëherë do të pranoja. Por duhet që shuma të jetë e lartë, ndoshta një miliardë euro”, u shpreh ajo.

Ajo ndër të tjera tregoi edhe historinë, ku një mashkull shqiptar i kishte ofruar 250 mijë euro për një natë, duke rrëfyer më tej se personi në fjalë është një shqiptar nga Kosova.



