
Çifti i cili hyri së bashku në “Big Brother Vip Kosova”, Alisa dhe Urim kanë trazuar rrjetin me foton e tyre të fundit. Edhe pse ishin të parët që u eliminuan, çifti krijoi shumë fansa dhe janë shumë aktivë në rrjetet sociale.
Pak ditë më parë dolën lajmet se çifti janë ndarë, gjë që rezultoi të ishte thashethem. Madje ata kanë postuar një foto që lë të kuptohet se janë martuar pasi Alisa shihet e veshur me fustan të bardhë e ndërsa Urimi me kostum dhëndri.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për projekt të ri, reklamë, klip apo mos ndoshta janë martuar me të vërtetë në fshehtësi. Na mbetet të presim deri të dielën për ta mësuar pasi në postim ata shkruajnë se nesër do zbulojnë gjithçka.