Nga Shqipëria / E Enjte 25 Janar 2018, 18:06

Rastësi apo...!? Dy reperat publikojnë këngët me të njëjtin titull në të njëjtën ditë

Ditën e djeshme u publikuan dy këngë nga dy repera të njohur, deri këtu s’ka asgjë të çuditshme, por ajo që i habiti të gjithë ishte se të dyja këngët përmbanin të njëjtin titull dhe u publikuan në një ditë.

Ishte Gent Fatali i pari që publikoi këngën me titull ‘Sa jena t’ri’ një këngë që ishte realizuar në një ambient me borë dhe që këngëtari e kishte paralajmëruar prej kohësh se do ta sillte.

Pa vonuar shumë reperi tjetër Elinel publikoi këngën e tij më të re, të titulluar po me të njëjtin titull ‘Sa jena t’ri’. Elinel e publikoi këtë këngë vetëm në versionin audio.

Edhe pse këngët nuk ishin të të njëjtit zhanër, tematika ishte e njëjtë dhe nuk dihet nëse kjo ishte thjesht një rastësi nga ana e të dyve, apo reperat e dinin.