Nga Shqipëria / E Premte 21 Prill 2023, 17:05

Nuk e kishim parë kurrë kaq të mërzitur/ Kiara shpërthen në lot pas deklaratës së Luizit

Misioni i Luizit e ka mërzitur dhe shqetësuar shumë Kiarën. Ajo i tha se u ndje shumë keq, që kur ai vendosi në pikëpyetje raportin dhe dashurinë e tyre. Por ajo që Kiarën tronditi më shumë, ishte deklarata e Luizit, ku ai u shpreh se marrëdhënia e tyre ka ecur me hapa shumë të shpejtë dhe se nuk është i sigurt nëse do ta vazhdojë këtë lidhje.

Pas kësaj deklarate Kiara tha se ka ngelur pa fjalë e më pas e pyeti nëse tani ajo duhet të vendosë në dyshim dashurinë e tij për të. Luizi heshti për pak çaste e më pas i tha se do jetë koha që do e tregojë më mirë këtë gjë.

Kiara: A duhet të dyshoj të gjitha herët kur më ke thënë të dua më shumë se veten?

Luizi: Koha do e tregojë

Kiara: Më ke lënë pafjalë

Kiara u largua dhe shpërtheu në lot. Gjatë ditës së sotme ajo është parë të qëndrojë e vetme në verandë me lot në sy.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)