Nga Shqipëria / E Premte 21 Prill 2023, 10:10

Sot Fitër Bajrami: Mijëra besimtarë myslimanë në të gjithë Shqipërinë falin namazin nëpër xhami e sheshe

Të gjithë myslimanët në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin.

Mijëra besimtarë shqiptarë kryen faljen e namazit në orën 06:40 në të gjitha qytetet nëpër xhami e sheshe kryesore.

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi dhe muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në Tiranë, besimtarët kryen faljen e namazit në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu. Ceremonia vazhdoi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.