
Në një kohë kur e gjithë vëmendja është tek çifti Luiz-Kiara, Butrint Imeri ka vendosur t'i kthejë sytë nga vetja me foton e fundit.
Këngëtari është në përgatitje të projektit të ri muzikor dhe xhirimet e videoklipit po i bën në Kroaci. Fillimisht ai publikoi një video ku shihej shumë i afërt me një vajzë të panjohur dhe u aludua për lidhje të re. Shpejt u mësua se bëhet fjalë për protagonisten e klipit të ri, me të cilën ka postuar sërish.
Të shumtë kanë qenë edhe komentet se Butrinti këto po i poston këto foto e momente për "inat" të Kiarës dhe Luizit.
“Erdh pranvera, çeli qershia”, ka shkruar këngëtari sipër imazhit teksa lajmëron se kënga e re do publikohet në 27 prill.