Nga Shqipëria / E Enjte 25 Janar 2018, 17:05

Berati vendi i parapëlqyer i Japonezëve, i renditur si një nga 30 qytetet më të bukura në Europë

Sipas një liste të publikua së fundmi nga një media Japoneze është bërë renditja e 30 qyteteve më të bukura në Europë që ja vlen të vizitohen dhe ajo që ka rënë në sy ka qenë që në këtë listë bënë pjesë dhe një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë, Berati.

Në këtë listë janë renditur të gjitha qytetet të cilat janë të vogla, por që janë shumë historike për çdo vend përkatës.

Listën e kanë publikuar edhe mediat britanike, të cilat kanë përmendur edhe faktin që është vetëm një qytete britanik i përmendur në këto 30 vende.

Ndërkohë Berati është një nga qytetet më të vizituara nga turistët në Shqipëri, ku kurioziteti i tyre i madh për ta njohur këtë vend të vjetër e ka shtuar numrin e tyre çdo vit më shumë.