Efi dhe Luizi janë përplasur sërish me njëri-tjetrin. Teksa ishin ulur në verandë së bashku me banorët e tjerë, Efi i ka kërkuar Luizit t'ja thotë gjërat në sy dhe të mos flasë për të mbrapa krahëve.

Luizi u shpreh se tani ajo ka punë vetëm me nënën e tij e jo më me të, kjo pasi spektaklin që shkoi banorët panë një video të saj në dhomë të rrëfimit ku ajo përdori një shprehje joetike ndaj tij. Efi i tha se po duket shumë lojtar ‘i vogël’ duke përdorur këtë gjë kundër saj, pasi çdo njeri në jetën e përditshme e thotë atë shprehje.

Ajo theksoi se është vetëm një shprehje e se nuk ka të bëjë aspak me nënën e tij dhe se ai e kupton shumë mirë këtë gjë. Efi i kërkoi mos të flasë më me banorë të tjerë për të, por ai e ironizoi duke përdorur fjalë joetike kundrejt saj. "Vazhdo ha m*t", iu drejtua Luizi.
