Nga Shqipëria / E Enjte 20 Prill 2023, 19:07

Gazetarja shqiptare pranon per herë të parë arsyen e divorcit: Bashkëshorti më la për një vajzë 10 vjet më të re

Gazetarja Dasara Karaiskaj ishte së fundmi e ftuar në emisionin "Shije shtëpie" në TV Klan ku foli për herë të parë mbi arsyen e divorcit nga ish-bashkëshorti i saj italian. Dasara pranoi se ai e ka tradhtuar me një vajzë 9-10 vite më të re se ajo.

“Le ta themi këtu dhe le të shpërthejnë portalet, mua bashkëshorti më la për një vajzë 9-10 vjet më të re se mua kështu që në realitetin në të cilin jetoj unë, këto gjëra ndodhin dhe më kanë kushtuar martesën. Ajo mund të jetë më e re, por kjo nuk përjashton faktin që ka bërë gjithsesi një gomarllëk ai”, deklaroi gazetarja.

E pyetur nëse do e falte tradhtinë nëse partneri do i kishte kërkuar falje i penduar, Dasara tha: Po sigurisht, ai është babai i fëmijës tim, si e diskuton? Po patjetër, do ruaja familjen.