Nga Shqipëria / E Enjte 20 Prill 2023, 16:04

Efi për Luizin dhe Kiarën: Çfarë është i aftë një njeri të bëjë për të arritur një vend pune!

Efi ka sqaruar debatin e saj me Luizin, teksa po bisedonte me Dean dhe Nitën dhe u shpreh se jashtë shtëpisë, në përditshmëri të gjithë përdorin fjalë që nuk duhet, kur janë me nerva.

Ajo i shpjegoi Nitës dhe Deas se me Luizin shoqërohet sepse e ka shumë xhan dhe për asnjë arsye tjetër. Por sipas saj, Luizi e hodhi poshtë atë.

"Në atë moment thjesht isha fryrë aq shumë sa thashë po prit se loja ka një limit. Çfarë është i aftë një njeri të bëjë për të arritur jashtë një vend pune, çfarë është i aftë të bëjë? Pra ti natyrën tënde e tregon edhe këtu brenda. Pikërisht çfarë bën ti, unë nuk e bëj!", tha Efi.