Nga Shqipëria / E Enjte 25 Janar 2018, 16:04

Blerja e fundit e Blerim Destanit do t’ju lërë pa fjalë, aktori harxhon 800 mijë euro për një orë

Ditën e djeshme një nga artikujt më të përfolur ka qenë edhe mania e disa prej meshkujve të njohur shqiptar për të pasur ora të shtrenjta, për të cilat harxhojnë shuma marramendëse. Në vendin e parë siç pamë renditësh Noizy, ndërsa në vendin e dytë Blerim Destani. Por mesa duket pas blerjes së fundit që aktori i njohur Blerim Destani ka bërë mund të themi se ai kalon automatikisht në vend të parë, si personi me orën më të shtrenjtë në vend.

Ai njihet si një nga personat që harxhon shumë për jetën e tij luksoze, duke filluar që nga blerja e veshjeve të shtrenjta e deri tek udhëtimet luksoze. Por çmimi që Destani ka harxhuar për të blerë orën e tij të fundit, i ka lënë të gjithë me gojë hapur.

Aktori ka blerë orën e markës ‘Richard Mille’, e cila kap shifrën e 800 mijë eurove. Kjo shumë marramendëse për një orë nuk është shpenzimi i vetëm që ai bënë për veten e tij.